Botë

Vdes 13-vjeçari pasi u qëllua nga policia e New Yorkut

Policia amerikane

Një 13-vjeçar që mbante në dorë një armë “që dukej reale” ka vdekur pasi u qëllua nga Policia në New York të premten.

Të shtënat me armë kanë ndodhur pasi dy të rinj janë ndaluar nga oficerët, që po hetonin një grabitje në qytetin Utica, ka raportuar Skynews.

Autoritetet amerikane thanë se zyrtarët policorë u afruan meqë ata “përputheshin me përshkrimet e të dyshuarve për grabitje”.

Njëri prej tyre ka vrapuar para se ta drejtonte “armën” nga oficerët, ka thënë shefi i policisë në Utica, Mark Williams.

Djali i quajtir Nyah Mëay është qëlluar në kraharor dhe thuhet se ishte refugjat nga Birmania. Atij i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, por ka vdekur më vonë në spital.