Numri i rajoneve meksikane të prekura nga zjarret pyjore, që kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje në Meksikë është rritur në 18, kanë njoftuar autoritetet e vendit, raporton Associated Press.
CONAFOR, agjencia qeveritare për ruajtjen dhe restaurimin e pyjeve në Meksikë, ka bërë të ditur se 95 zjarre janë aktualisht aktive në vend, të cilat kanë prekur 3,049 hektarë, shifër shumë më e lartë se 1,421 hektarët të raportuar të hënën.
Shteti i Veracruzit, në bregdetin e Gjirit të Meksikës, është një nga rajonet më të prekura nga zjarret.
Vala e zjarreve pyjore po ndodh si shkak i thatësisë së madhe që ka prekur rajonet meksikane.