Botë

Vazhdojnë protestat propalestineze në kampuset e universiteteve amerikane

SHBA

Qindra forca policore janë mbledhur në kampusin e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles (UCLA), në përpjekje për të shpërndarë protestuesit propalestinezë.

Autoritetet policore u kanë thënë protestuesve të shpërndahen ose përndryshe do të arrestohen.

Ndërkohë, turma të mëdha studentësh janë mbledhur jashtë kampit në solidaritet me grupin propalestinez, raporton BBC.

Më parë, autoritetet policore u akuzuan nga guvernatori i Kalifornisë se nuk kanë reaguar aq shpejtë sa duhej për t’u përgjigjur kur protestuesit që mbështesnin Izraelin, sulmuan aktivistët. 

Demonstratat po vazhdojnë në dhjetëra universitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhe ka pasur më shumë se një mijë të arrestuar në total.