Janë duke vazhduar kërkimet për gjashtë persona të zhdukur pasi një jaht luksoz me flamur britanik ishte fundosur në brigjet e Sicilisë, në orët e para të së hënës.
Mes të zhdukurve janë manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare Hannah, kreu i bankës “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer, gruaja e tij, Judy Bloomer, e po ashtu avokati Chris Morvillo dhe gruaja e tij Neda Morvillo, raporton BBC.
Trupi i një burri, për të cilin raportohet se është shefi i varkës, Recaldo Thomas, është nxjerrë nga uji.
Përpjekjet për të hyrë në kabinat e jahtit, i cili është zhytur në rreth 50 metra në ujë, kanë rezultuar shumë komplekse për zhytësit.
LEXO EDHE: