Turqi

Vazhdojnë hetimet për shkakun e zjarrit në klubin e natës në Stamboll

Zjarri - Turqi

Janë duke vazhduar hetimet për shkakun e zjarrit që shpërtheu në Stamboll një ditë më parë, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën 29 persona.

Disa të dyshuar, përfshirë menaxherët e klubit të natës “Masquerade”, i cili ishte duke u rinovuar, po intervistohen nga policia, raporton AP.

Klubi i natës ndodhej në katet përdhesë dhe në bodrumin e një ndërtese banimi 16-katëshe në lagjen Besiktas në anën evropiane të qytetit turk.

Zjarri përfshiu edhe katin e tretë të ndërtesës përpara se të shuhej nga ekipet e zjarrfikësve.

Sipas guvernatorit, Davut Gul viktimat besohet se ishin punonjës të përfshirë në punën e rinovimit.

Agjencia private e lajmeve DHA e ka identifikuar një nga viktimat si punonjës të një klubi nate.