Botë

Vatikani njofton se Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore

Papa Francesku

Foto: Associated Press

Selia e Shenjtë ka njoftuar të shtunën se Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore, pasi pësoi krizë të gjatë astmatike që e shtroi nevojën për asistencë me oksigjen në frymëmarrjen e tij.

Papa 88 vjeç, që prej një jave është i hospitalizuar shkaku një infeksioni të ndërlikuar në mushkëri.

Ai i është nënshtruar edhe transfuzionit të gjatë, pasi që nga testet që i janë bërë ka rezultuar se ka anemi.

Më herët, mjekët kanë thënë se Ati i Shenjtë po përballet me pneumoni dhe infeksion të ndërlikuar respirator, për çka kanë shtuar se do ta mbajnë në spital për të paktën edhe një javë.