Botë

Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është duke u përmirësuar

Papa Francesku

Foto: Associated Press

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është në përmirësim e sipër, ka thënë Vatikani të premten. Papa 88-vjeçar është duke u përballur me pneumoni në të dyja mushkëritë, raporton “Reuters”.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, ka lajmëruar përmes një deklarimi të shkurtër  për media se Françesku ka fjetur mirë gjatë natës dhe se ishte në gjendje të hante mëngjes.

Para se të shtrihet në spital javën e kaluar, Papa në fillim kishte simptoma të bronkitit për disa ditë, derisa u diagnostikua me pneumoni në të dyja mushkëritë të martën.

Gjatë 12 vjetëve si udhëheqës i Kishës Katolike Romake, ai është shtruar në spital disa herë, përfshirë në mars 2023, kur kaloi tre net në spital shkaku i bronkitit.