Botë

Vance pritet në Romë nga Meloni një ditë pasi ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë

Usha Vance

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka shkuar në Romë të premten dhe është pritur nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila u takua me presidentin Donald Trump vetëm një ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë.

“Më ke munguar”, i ka thënë duke qeshur Meloni.

“Ka kaluar kohë e gjatë”, ia ktheu Vance.

Gjatë takimit të Trumpit me Melonin në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ai shprehu besimin se SHBA-ja do të arrinte marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian para përfundimit të pezullimit 90-ditor të tarifave, raportoi CNN. 

Vance do të zhvillojë takime bilaterale me Melonin dhe zyrtarë të Italisë.

Ai do takohet edhe me stafin e Ambasadës amerikane.

Vance thotë se administrata Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

1 d. më parë / 18 pri 2025 14:39
JD Vance

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se administrata Trump është “optimiste” se në fund do të jetë në gjendje të negociojë me sukses një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë.

“Dua ta përditësoj kryeministren në disa negociata mes Rusisë, Ukrainës, si dhe për disa gjëra që kanë ndodhur në 24 orët e fundit”, ka thënë ai në Romë në takim me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

 “Mendoj se kemi disa gjëra interesante për të thënë, sigurisht privatisht, disa negociata. Ne ndihemi optimistë se me shpresë mund ta mbyllim këtë luftë”, ka shtuar ai.

Deklarata e tij vjen vetëm disa orë pasi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar se administrata Trump mund të largohet nga përpjekja për t’i dhënë fund luftës nëse përpjekjet e tyre rezultojnë të kota në ditët në vijim.