Botë

Ushtria ukrainase shkatërron dronin rus që kushton mbi 300.000 dollarë

Droni rus

Forcat ukrainase kanë arritur ta rrëzojnë një prej dronave më të shtrenjtë të ushtrisë ruse, ka njoftuar mediumi lokal “Ukrapravda”.

VIDEO:

Në pamjet shihet droni “Merlin-VR”, që sipas llogaritjeve, mund të kushtojë mbi 300.000 dollarë.

Në pamje shihet goditja e ushtrisë së Ukrainës në ajër, kur droni me ngjyrë të bardhë po qarkullonte në hapësirën ajrore.

Ai u godit nga një dronë tjetër, derisa në pamje u pa moment i rrëzimit të tij.

Ukraina në raportet e përditshme të luftës thekson se Rusisë i shkatërron shpesh artileri ushtarake.