Botë

Ushtria siriane tërhiqet nga jugu për të mbrojtur Homsin

rebelet

Foto: Associated Press

Ushtria siriane është tërhequr nga pjesa më e madhe e Sirisë jugore të shtunën, duke lënë më shumë zona nën kontrollin e rebelëve, ka thënë ushtria.

Rivendosja larg provincave Daraa dhe Sweida erdhi pasi ushtria e Sirisë dërgoi një numër të madh përforcimesh për të mbrojtur qytetin kyç të Homsit ndërsa rebelët i afrohen.

Rami Abdurrahman, kryesues i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se luftëtarët e mbështetur nga Irani të vendosur në pjesën lindore, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, janë tërhequr më në qendër të Sirisë, raportoi AP. 

Ofensiva nisi më 27 nëntor nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, përgjatë së cilës luftëtarët morën nën kontroll Alepon dhe Haman. Grupi ka origjinën në al-Qaidan dhe konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Kombet e Bashkuara.