Botë

Ushtria jugkoreane thotë se gjendja e jashtëzakonshme ushtarake mbetet në fuqi

Protesta ne Kore te Jugut

Foto: Associated Press

Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se do të mbetet në fuqi gjendja e jashtëzakonshme ushtarake derisa atë të mos e shfuqizojë presidenti Yoon Suk Yeol, raporton “BBC”. 

Parlamenti i Koresë së Jugut votoi për ta bllokuar fuqizimin e vendimit të presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake. Por, Ushtria ka thënë se mbetet te presidenti ta shfuqizojë gjendjen. 

Pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë që tentuan ta barrikadonin Parlamentin e Koresë së Jugut. 
 

Lexo përditësimet tjera
Yoon Suk Yeol

Koreja e Jugut shpall gjendje të jashtëzakonshme ushtarake

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ushtarake.Në një fjalim...