Zëdhënësi i Forcave Izraelite të Mbrojtjes, Daniel Hagari, ka thënë se janë në gatishmëri të lartë në mbrojtje dhe po ashtu për sulm.
Ai është zotuar se sulmi iranian me raketa mbrëmjen e së martës do të ketë pasoja.
"Ne jemi në gatishmëri të lartë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne do të mbrojmë qytetarët e shtetit të Izraelit. Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që vendosim”, ka deklaruar ai.
“Nuk kemi dijeni për viktima, kjo falë sjelljes suaj të përgjegjshme”, ka shtuar Hagari.
