Të paktën 18 persona janë vrarë në një kamp refugjatësh në Bregun Perëndimor, ka thënë Ministria palestineze e Shëndetësisë, pas një sulmi ajror nga i cili ushtria izraelite ka pretenduar se ka vrarë një lider lokal të Hamasit.
Një burim brenda shërbimin palestinez të sigurisë i ka thënë AFP-së se sulmi ishte më vdekjeprurësi në Bregun Perëndimor që nga viti 2000.
“18 martirë pas bombardimit të kampit Tulkarm nga okupimi”, ka shkruar ministria.
Sulmi raportohet se ka goditur edhe një kafiteri në një ndërtesë 4-katëshe dhe se nga aty ka pasur viktima.
Ushtria e Izraelit e ka konfirmuar sulmin në zonën Tulkarm, duke e përshkruar si operacion të përbashkët me shërbimin e sigurisë Shin Bet dhe Forcën Ajrore.
Më vonë, ushtria tha se ishte vrarë një lider i Hamasit, Zahi Yaser Abd al-Razeq Oufi dhe se në mesin e të vdekurve ishin “operativë” që ishin aktivë në Hamas.
Hamasi e ka dënuar sulmin duke e quajtur mizor e se dëshmonte se është “përshkallëzim i rrezikshëm”.