Botë

Ushtria izraelite thotë se vrau dhjetëra terroristë gjatë një operacioni në Gazë

Ushtria izraelite

Ushtria izraelite

Ushtria izraelite ka thënë të shtunën se “dhjetëra terroristë” janë vrarë gjatë operacionit të fundit në Gaza.

Sipas ushtrisë, gjatë operacionit në qytetin Jabaliya, në veri të Gazës, forcat ushtarake kanë shkatërruar “infrastrukturën terroriste, vendet e nisjes dhe strukturat ushtarake dhe gjetën armë të shumta”, raporton AP.

Njoftimi vjen vetëm një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, urdhëroi Izraelin që ta ndalte ofensivën në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Megjithatë, trupi gjykues nuk kërkoi armëpushim në të gjithë territorin palestinez.

Kërkesa për armëpushim është pjesë e një rasti të paraqitur në fund të vitit të kaluar që akuzon Izraelin për kryerjen e gjenocidit gjatë fushatës së tij në Gaza.  Izraeli i mohon akuzat. 

Çështja në GJND do të marrë vite për t'u zgjidhur, por Afrika e Jugut kërkon urdhra të përkohshëm për të mbrojtur palestinezët.

Sulmet e Izraelit në Gaza kanë lënë të vdekur më shumë se 35,000 palestinezë, sipas të dhënave të ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Izraeli e ka nisur luftën në Gaza pas sulmit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, gjatë të cilit mbetën të vdekur 1200 persona dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë. 

Zyrtarët izraelitë thonë se rreth 100 pengje po vazhdojnë të mbahen në Gaza, bashkë me trupat e 30 të tjerëve.

LEXO EDHE: