Ushtria izraelite ka thënë të dielën se ka kryer një sulm tokësor në Siri, duke kapur një shtetas sirian të përfshirë në rrjetet iraniane.
Është hera e parë në luftën aktuale që Izraeli njoftoi se trupat e tij kanë operuar në territorin sirian, raporton AP.
Izraeli ka kryer sulme ajrore në Siri disa herë gjatë vitit të kaluar, duke synuar anëtarë të Hezbollahut të Libanit dhe zyrtarë nga Irani, aleati i ngushtë i Hezbollahut dhe Sirisë. Por më parë nuk ka bërë publike ndonjë sulm tokësor në Siri.
Ushtria izraelite ka thënë se sulmi ishte pjesë e një operacioni special "që u zhvillua muajt e fundit", megjithëse nuk bëri të ditur saktësisht se kur ndodhi. Siria nuk e konfirmoi menjëherë sulmin, por një stacion radiofonik sirian pro-qeveritar, Sham FM, raportoi të dielën se forcat izraelite kryen një "operacion rrëmbimi".
Izraeli ka zhvilluar një fushatë të përshkallëzuar të bombardimeve në Liban gjatë gjashtë javëve të fundit, si dhe një pushtim tokësor përgjatë kufirit të përbashkët të vendeve, duke u zotuar se do të gjymtojë Hezbollahun.
Të shtunën, një zyrtar ushtarak izraelit ka thënë se forcat detare kryen një sulm në një qytet verior të Libanit, duke kapur një person që ata e quanin një operativ të lartë të Hezbollahut.
Ushtria e identifikoi burrin si Ali Soleiman al-Assi, duke thënë se ai jeton në rajonin jugor të Sirisë, Saida.
Sipas ushtrisë, ky person kishte qenë nën mbikëqyrje ushtarake për shumë muaj dhe ishte i përfshirë në iniciativat iraniane që synonin zonat e Lartësisë Golan të aneksuar nga Izraeli pranë kufirit me Sirinë.
mund të realizojë të drejtën e tij për liri, dinjitet dhe vetëvendosje. ”, tha ajo.