Botë

Ushtria izraelite raporton për “konfrontime në distancë të afërt” brenda Libanit

Liban

Foto: Associated Press

Ushtria e Izraelit është e angazhuar në “konfrontime në distancë të afërt” në jug të Libanit, raporton “BBC”. Në një deklaratë për media IDF-ja ka treguar për operime në “disa rajone”. 

“Forcat nga Brigada Komando, përfshirë ushtarë nga njësiti Egoz, lokalizuan dhe shkatërruan një infrastrukturë sulmuese të Hezbollahut...trupat, në bashkëpunim me Forcën Ajrore të Izraelit, eliminuan terroristët dhe çmontuan një infrastrukturë terroriste nëpërmjet një goditje precize dhe angazhimit nga afër”, thuhet nga IDF. 

IDF ka thënë se mbi “150 infrastruktura terroriste” janë shkatërruar në sulmet e fundit ajrore. 

E Hezbollahu ka njoftuar për një përplasje të dytë tokësore me ushtarët izraelitë të mërkurën. Ka thënë se ata ishin “infiltruar” në qytetin libanez Maroun al-Ras. 

Qyteti është rreth 2 kilometra nga kufiri Izrael-Liban. 

Sipas Hezbollahut, ushtarët izraelitë u futën nga lindja dhe luftimet po vazhdojnë në orët e fundit. 

Më herët gjatë të mërkurës Hezbollahu tha se arriti ta ndalë me sukses një sulm tokësor Izraelit.