Ushtria izraelite (IDF) ka pretenduar të martën se gjatë ditëve të fundit ka vrarë rreth 100 pjesëtarë të Hamasit gjatë operimit të saj në zonën Shabura në Rafah.
“Gjatë operacionit 100 terroristë u eliminuan dhe u shkatërruan shumë objekte të infrastrukturës së terroristëve dhe armëve”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ushtria, raportoi "Jerusalem Post".
IDF-ja ka thënë se gjatë kërkimit në zonë, ushtarët kanë gjetur një “celulë të armatosur terroriste” të cilën e kanë eliminuar përmes një sulmi.
“Ushtarët u angazhuan në luftime me celula terroriste të cilët u barrikaduan në një apartament në zemër të një lagjeje civile, ku terroristët u eliminuan me sukses”, ka thënë ushtria.
Më tej pretendohet se pas këtij sulmi, ushtarët izraelitë kanë hyrë në ndërtesë ku kanë gjetur armë, jelekë dhe pajisje ushtarake.