Ushtria izraelite ka ndaluar mbulimin medial të ushtarëve në detyrë për shkak të shqetësimeve për përballje ligjore kundër tyre pas pretendimeve për përfshirje në krime lufte në Gaza.
Vendimi erdhi pasi një rezervist izraelit që po bënte pushime në Brazil u larguar papritur nga atje kur një gjykatës brazilian urdhëroi policinë të hapte hetim pas akuzave nga një grup pro-palestinez se ai kishte kryer krime lufte derisa po shërbente në Gaza.
Me rregullat e reja, mediat që intervistojnë ushtarët me gradën e kolonelit dhe nën të, nuk do të mund t’ua publikojnë emrat e plotë dhe fytyrat – të njëjtat rregulla që ekzistojnë për pilotët dhe anëtarët e njësive speciale, raportoi The Guardian.
“Kjo është rregullorja e re për të mbrojtur ushtarët tanë dhe për t’u siguruar se ata janë të sigurt nga këto lloj incidente të ndërmarra nga aktivistët anti-Izrael në botë”, ka thënë koloneli Nadav Shoshani.
Vitin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant. Po ashtu edhe për liderin e Hamasit, Ibrahim Al-Masri.
Shoshani ka thënë se ka pasur disa raste kur rezervistët që udhëtuan jashtë vendit janë bërë cak.