Botë

Ushtria izraelite konfirmon reduktimin e numrit të ushtarëve në jug të Gazës

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite ka njoftuar se po redukton numrin e ushtarëve në jug të Gazës, duke e lënë vetëm një brigadë në zonë, raportoi të hënën BBC-ja. 

Ushtria ka theksuar se një "forcë e rëndësishme" do të mbetet në Gaza.

"Kjo është një tjetër fazë në përpjekjet e luftës", ka thënë zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Peter Lerner.

Tërheqja po interpretohet si taktikë, dhe jo si shenjë se lufta mund të jetë afër fundit.

"Lufta nuk ka mbaruar. Lufta mund të përfundojë vetëm kur ata (pengjet) kthehen në shtëpi dhe kur Hamasi të jetë larguar”, ka thënë Lerneri. 

Të dielën, Izraeli dhe Hamasi njoftuan se të dyja palët kanë dërguar delegacione në Kajro për t'iu bashkuar negociatave të reja të armëpushimit.