Botë

Ushtria izraelite arreston drejtorin dhe një pjesë të stafit të spitalit në Gaza

gaza

Foto: Getty

Forcat e Izraelit kanë arrestuar drejtorin e një spitali në veri, kanë thënë autoritetet në Gaza. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se spitali është vënë jashtë shërbimit nga një bastisje që kanë kryer ushtarët e Izraelit.

“Forcat okupatore kanë marrë dhjetëra persona nga stafi mjekësor të spitalit Kamal Adwan dhe i kanë çuar për t’i marrë në pyetje në një qendër paraburgimi, përfshirë drejtorin e spitalit Hossam Abu Safiyeh”, thanë autoritetet.

Trupat izraelite të premten bastisën spitalin duke detyruar stafin dhe pacientët të dilnin jashtë në të ftohtë.

Ushtria izraelite ka mohuar pretendimet se është futur aty duke thënë se ka kryer operacione kundër infrastrukturës së Hamasit dhe militantëve në zonë.

Ka përsëritur se militantët e Hamasit operonin brenda spitalit, por nuk kanë dhënë asnjë provë. Zyrtarët e spitalit e kanë mohuar këtë.

Spitali “Kamal Adwan” ishte goditur disa herë në tre muajt e fundit nga forcat e Izraelit.