Ushtria amerikane ka bërë të ditur të dielën se ka vrarë 37 militantë islamikë në dy sulme ajrore këtë muaj në Siri.
Sipas ushtrisë, të vdekurit përfshijnë shumë udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik dhe të një dege të Al Kaidës të quajtur Hurras al-Din që është me bazë në Siri, raporton Reuters.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka thënë në një deklaratë se sulmet u zhvilluan më 16 shtator dhe 24 shtator, duke shtuar se nuk kishte asnjë indikacion se ndonjë civil ishte dëmtuar.