Botë

Ushtarja australiane akuzohet për spiunazh për Rusinë

Kira Korolev

Një ushtare australiane dhe bashkëshorti i saj janë arrestuar pasi janë akuzuar për spiunazh për Rusinë. 

Hetuesit kanë thënë se ata – të dy shtetas australianë me origjinë ruse – morën material nga Forca e Mbrojtjes e Australisë për ta ndarë më Moskën. 

Një hetim ka nisur dhe po zhvillohet për të gjetur nëse ndonjë material është dërguar te rusët, raportoi BBC. 

Kira Korolev dhe Igor Korolev përballen me gjyqin në Brisbane të premten nën akuzën për spiunazh që dënohet me maksimumi 15 vjet burgim. 

Të dy ishin bërë shtetas australianë disa vjet më parë. Kira ishte teknike e sistemeve të informacionit në ushtri. 

Pretendohet se ajo udhëtoi fshehurazi në Rusi pasi u largua nga Forca, më pas e udhëzoi Igorin të futej në llogarinë e saj të punës dhe t’i dërgonte materiale të ndjeshme që të mund t’ia dërgonte më pas autoriteteve ruse.