Botë

Ushtari amerikan i arrestuar në Rusi po akuzohet për vjedhje

John Kirby - zedhenes i Shtepise se Bardhe

Një ushtar i Ushtrisë Amerikane i stacionuar në Kore të Jugut është arrestuar në Rusi, ka njoftuar ushtria amerikane, raporton agjencia “AP”. 

Reshteri Gordon Black akuzohet se ka vjedhur nga një grua. 

Ai nuk ishte në udhëtim zyrtar kur u ndalua më 2 maj në qytetin Vladivostok, në lindjen e largët të Rusisë. 

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se SHBA-ja është “në dijeni për rastin dhe çështjet tjera të lidhura me Rusinë”. 

Ai tha se nuk mund të japë më tepër detaje. 

Sipas një deklarate të Ushtrisë së SHBA-së, ushtari po përballet me akuza për vjedhje. 

“Ushtria njoftoi familjen e tij dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po ofron mbështetjen e duhur konsullore për ushtarin në Rusi”, ka thënë zëdhënësja Cynthia Smith.