Gjykata në Rusi ka dënuar një ushtar amerikan me tre vjet e nëntë muaj burgim, me akuza për vjedhje dhe kërcënim me vrasje të së dashurës, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve, transmeton “BBC”.
Gordon Black është dënuar nga gjykata në Vladivostok të Rusisë dhe do ta vuajë dënimin në një koloni penale.
Black, që është arrestuar në maj, ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën për kërcënim me vrasje, por pranoi “pjesërisht” fajin për vjedhje të 10 mijë rublave ruse (rreth 110 euro) nga e dashura.
Ai ka thënë se do ta apelojë vendimin.
Prokuroria kërkoi që të dënohej me 4 vjet e tetë muaj burg, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin.
Black 34-vjeçar takoi të dashurën e tij në Kore të Jugut.