Ëndrra e rezervistit të Ushtrisë izraelite për pushime në Brazil, përfundoi papritmas muajin e kaluar, pasi mori njoftimin se po hetohej për krime lufte në Rripin e Gazës.
Yuval Vagdani, më 4 janar, u zgjua nga numër i madh thirrjesh nga familjarët dhe Ministria e Jashtme e Izraelit për një paralajmërim urgjent: një grup ligjor propalestinez kishte bindur një gjykatës federal në Brazil për të hapur hetime për krime lufte nën dyshimin e përfshirjes së tij në shkatërrimin e shtëpive të civilëve në Gaza, raporton agjencia e lajmeve “AP”.
I frikësuar Vagdani u largua nga vendi një ditë më vonë, me një fluturim komercial.
Vagdani, i mbijetuar i sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor të 2023-tës, ka deklaruar në një radiostacion izraelit se akuzat i dhanë atij ndjesi si “një plumb në zemër”.
Çështja ndaj Vagdanit u fillua nga Fondacioni “Hind Rajab”, grup ligjor me seli në Belgjikë, i emëruar pas një vajze të re, që palestinezët thonë se u vra në fillim të luftës nga sulmet izraelite, derisa ajo dhe familja e saj po largoheshin nga qyteti i Gazës.
Të ndihmuar nga të dhënat e gjeolokacionit, grupi e ndërtoi çështjen rreth postimeve të Vagdanit në mediat sociale. Një fotografi e shfaqi atë në uniformë ushtarake në Gaza në atë moment, duke shërbyer në njësi këmbësorie. Video shfaqi një shpërthim të madh në ndërtesat e Gazës, derisa ushtarët dëgjohen duke festuar.
Që nga themelimi vitin e kaluar, Fondacioni “Hind Rajab” ka bërë shumë ankesa në më shumë se 10 vende për të arrestuar ushtarë izraelitë të rangut të ulët dhe të lartë. Edhe pse ankesat nuk kanë rezultuar me asnjë arrestim, ato kanë shtyrë Izraelin të shtrëngojë përdorimin e mediave sociale nga personeli ushtarak.
“Është përgjegjësi e jona, sa na përket neve, të paraqesim çështjet”, ka deklaruar Haroon Raza, bashkëthemelues i fondacionit, nga zyra e tij në Roterdam të Holandës.
Pastaj varet ngas autoritetet e vendeve – ose të Gjykatës Ndërkombëtare Penale – për t’i ndjekur ata, shtoi ai.
Drejtori gjeneral i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Eden Bar Tal, muajin e kaluar ka deklaruar se më pak se një duzinë ushtarësh ka qenë cak i tentativave për ndjekje, pa urdhërarreste të lëshuara, dhe papërpjekje për arrestime.
“Është e sponsorizuar nga një numër i vogël entitetesh që kanë lidhje të drejtpërdrejta me organizata terroriste”, shtoi ai.
Juridiksioni universal nuk është i ri. Konventa e Gjenevës e vitit 1949, traktati i pas Luftës së Dytë Botërore mbi sjelljen e ushtarëve, ka specifikuar se ata që nënshkruajnë duhet të ndjekin penalisht kriminelët e luftës ose të dorëzojnë ata në një vend që i ndjekë. Në vitin 1999, Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga të gjithë vendet e OKB-së të përfshijnë juridiksionin universal në kodet ligjore të tyre, dhe rreth 160 vende e kanë përfshirë atë në një lloj forme.
Si pasoj e kësaj Izraeli ka ndaluar ushtarët nën një gradë të caktuar të paraqesin identitetin e tyre në artikuj të lajmeve dhe ka kërkuar që fytyrat e tyre të mbulohen në rast se dalin në video. Po ashtu ka paralajmëruar ushtarët kundër postimeve në rrjetet sociale në lidhje me shërbimin ushtarak ose të planeve për udhëtim.
Provat nga Fondacioni “Hind Rajab”, që avokatët i kishin prezantuar gjykatësit në Brazil, shumica ishin nga llogaritë sociale të Vagdanit.
“Ajo është ajo që panë dhe kjo është pse ata më duan mua për hetimin e tyre”, ka shtuar Vagdani për radiostacionin izraelit Kan. Ai shtoi se “nga shpërthimi i një shtëpie ata bënë 500 faqe”.
“ata mendojnë se unë kam vrarë mijëra fëmijë”, tha Vagdan.
Vagdani nuk duket në video dhe nuk ka deklaruar nëse e ka kryer shpërthimin vetë, por ka thënë për radiostacionin se ai kishte hyrë në Gaza për “manovra” dhe “ishte në betejat e jetës time”.