Botë

Urrejtja kundër myslimanëve në nivel rekord në Britani

myslimanet

Foto: Getty

Urrejtja kundër myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuara ka shënuar nivel rekord vitin e kaluar, ka gjetur një organizatë që gjurmon islamofobinë. 

Gati 6,000 raportime në organizatën “Tell Mama” u konfirmuan nga ajo si incidente kundër myslimanëve, mbi dyfishi i numrit të para dy vjetëve, me burrat në shënjestër më shumë se gratë. 

Në raportin e organizatës thuhet se ka pasur “rritje në retorikën ku portretizoheshin në mënyrë të rreme myslimanët si terroristë ose simpatizantë të terroristëve” pas konfliktit Izrael-Gaza dhe vrasjeve në Southport. 

Një zëdhënës i qeverisë britanike i ka quajtur gjetjet “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Gjithsej 6,313 raste të urrejtjes kundër myslimanëve u regjistruan nga “Tell Mama” më 2024, 43 për qind rritje nga viti i kaluar – me 5,837 raportime të verifikuara nga grupi.