Botë

Uragani “Milton”, tornado kalon nëpër autostradën në jug të Floridas

Tornado duke kaluar ne jug te Floridas, i inicuar nga uragani "Milton"

Foto: NSW

Një tornado është parë duke përshkuar autostradën në jug të Floridas. Uragani “Milton” ka filluar t’i afrohet Floridas, ndërsa është paralajmëruar se do të shkaktojë tornado, raporton “BBC”. 

Shërbimi Meteorologjik i Miamit ka shpërndarë imazhe të tornados duke kaluar nëpër autostradën “Interstate 75”. 

Në një postim të veçantë, u është bërë thirrje njerëzve në qarkun juglindor Hendry që të strehohen nga “tornado e rrezikshme”.