Botë

Uragani Helene - Gjyshërit e vdekur u gjetën të përqafuar

Uragani Helene - Gjyshërit e vdekur u gjetën të përqafuar

Foto: Associated Press

Derisa uragani Helene po bënte katrahurë jashtë, John Savage shkoi në dhomën e fjetjes së gjyshërve të tij për t’u siguruar se janë mirë.

Marcia 74 vjeç dhe Jerry 78 ishin mirë. Por, jo gjatë pas kësaj, Savage dëgjoi një zhurmë të madhe – zhurma e një prej pemëve më të mëdha në Beech Island, Karolinë e Jugut, që rrëzohej mbi dhomën e gjyshërve të tij, shkroi AP. 

John Savage ka thënë se gjyshërit i gjeti të përqafuar në shtrat e të vdekur kur hyrë pasi ra pema mbi dhomën e tyre. Familja thotë se ishte plani i Zotit që t’i merrte bashkë, në vend se ta bënte njërin të vuante në mungesë të tjetrit.

“Gjyshi duket se dëgjoi pemën që u këput dhe u mundua ta mbronte gjyshen”, ka thënë ai.

Ata janë në mesin e mbi 150 personave të vdekur nga stuhia. Dhjetëra prej tyre vdiqën njëjtë, nga pemët që ranë mbi shtëpitë apo veturat e tyre.