Kuleba shkon në Indi

Ukraina synon t’i forcojë marrëdhëniet me aleatin e Rusisë, Indinë

Dmytro Kuleba

Dmytro Kuleba

Foto: Associated Press

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka arritur të enjten në New Delhi për një vizitë dy-ditore, gjatë të cilës do të bëjë përpjekjet të forcojë marrëdhëniet bilaterale me Indinë, e cila e konsideron Rusinë një aleat nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Kuleba do të takohet me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar, të premten dhe disa zyrtarë të tjerë, raportoi AP.

Vizita e tij vjen në Indi vjen një javë pasi kryeministri indian, Narendra Modi, bisedoi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus, Vladimir Putin, ndaj të cilit India i ka evituar kritikat për luftën në Ukrainë. 

Në vend të kësaj, New Delhi e ka theksuar nevojën për diplomaci dhe dialog për t’i dhënë fund luftës, dhe ka shprehur vullnetin për të kontribuar në bisedimet e paqes.

Më 20 mars, Modi postoi në platformën e mediave sociale X, për të thënë se i kishte shprehur Zelenskyt "mbështetje të vazhdueshme të Indisë për të gjitha përpjekjet për paqen dhe për t'i dhënë fund të hershëm konfliktit në vazhdim", duke shtuar se vendi do të vazhdojë të ofrojnë ndihmë humanitare.