Mbi 99 dronë rusë janë lëshuar gjatë natës mbi Ukrainën, duke shkaktuar dëme ne Odesa, Sumy e Donetsk, ka raportuar BBC-ja të martën.
65 dronë qëlluan caqe, derisa 32 të tjerë u shkatërruan, derisa Shërbimi Shtetëror i Emergjencave njoftoi se shumë njerëz kanë pësuar lëndime dhe disa zjarre shpërthyen në Odesa, duke dëmtuar infrastrukturën kritike dhe ndërtesa.
Firma energjetike Dtek thotë se një nga objektet e saj në Odesa u dëmtuan, por ata po rikthejnë energjinë për banorët.
Në Sumy thuhet se një objekt mjekësor për fëmijë është goditur, ka njoftuar Shërbimi i Emergjencave.