Botë

Ukraina shton përdorimin e dronëve “Poseidon H10”

Droni Poseidon H10 qe e futi ne perdorim Ukraina

Foto: Associated Press

Ushtria e Ukrainës po shton përdorimin e dronëve për misionet e mbikëqyrjes në të gjithë vijën e frontit, raporton “Associated Press”.

Pranë Bakhmutit, njësia e mjeteve ajrore pa pilot e Brigadës 22,  ka futur në përdorim  dronin “Poseidon H10” për misione vëzhgimi gjatë natës.

“Poseidoni” po rezulton të jetë i rëndësishëm për forcat ukrainase pasi u mundëson ushtarëve t’i lokalizojnë objektivat.

Këta dronë me rreze të gjatë janë të aftë të depërtojnë 50 kilometra thellë në linjat e armikut.

Me Rusinë që po përparon dhe Ukrainën që po mbrohet, eliminimi i objektivave ruse shumë përpara se të shfaqen në vijën e frontit është çelësi për Ukrainën për të shpëtuar jetët e ushtarëve.