Forcat ajrore ukrainase kanë rrëzuar 17 nga 18 dronët e tipit Shahed, të lëshuar mbi katër rajone ukrainase, gjatë sulmit rus të natës, të mërkurën, raporton Reuters.
Një objekt i infrastrukturës në rajonin Khmelnytskyi është përfshirë nga zjarri pas rrëzimit të njërit prej dronëve.
Shërbimet e urgjencës kanë arritur që mëngjesin e së enjtes ta shuajnë zjarrin, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale dhe jo viktima.
Ushtria ukrainase rrëzoi po ashtu tetë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaiv-it, pa dëme të raportuara.
Dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson.
Forcat ruse përdorën edhe dy raketa balistike Iskander-M për të sulmuar rajonin e Dnipropetrovsk-it, ka bërë të ditur ushtria ukrainase. Nuk ka ende detaje mbi dëmet nga sulmi me këto raketa.