Ushtria ukrainase ka publikuar të dhënat e fundit mbi luftimet ndaj ushtrisë së Vladimir Putinit. Në raportin e fundit (27 tetor), Ukraina ka theksuar se prej nisjes së luftës, Rusia i ka humbur 9113 tanke, përfshirë katër që u shkatërruan në 24 orët e fundit.
Rusisë i janë shkatërruar edhe 18.355 mjete të blinduara, 19.821 sisteme artilerie, 1.240 sisteme të lansimit së raketave, 984 sisteme ajrore të mbrojtjes, 17.799 sisteme ajrore pa pilot.
Ndërsa, në raport u tha se janë vrarë 689.040 personel ushtarak, duke i përfshirë 1.440 që u eliminuan ose plagosën në 24 orët e fundit.
Janë shkatërruar edhe 369 avionë, 329 helikopterë, 2.625 raketa lundrimi, 28 luftanije ose varka, 1 nëndetëse, 27.560 bartës karburanti dhe 3.542 pajisje speciale ushtarake.
Prej 24 shkurtit të 2022-s kur ka nisur agresioni rus, autoritetet ukrainase kanë publikuar raporte 24-orëshe mbi humbjet ruse.
Së fundmi janë vrarë disa civilë ukrainas në zonën e Khersonit.