Botë

Ukraina nis një ofensive të re në Kursk të Rusisë

Lufta në Ukrainë

Foto: Associated Press

Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë, ka deklaruar ministria ruse e Mbrojtjes të dielën.

Edhe zyrtarët në Ukrainë kanë sugjeruar gjithashtu se një operacion është duke u zhvilluar.

Ukraina ka nisur për herë të parë inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë në gusht të vitit të kaluar, duke pushtuar një pjesë të madhe të territorit, raporton BBC.

Në muajt e fundit, forcat ruse kanë bërë përparime të mëdha në zonë, duke i shtyrë ukrainasit prapa, por duke dështuar t'i dëbojnë plotësisht ata.

Ndërkohë, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, ka thënë se "ka një lajm të mirë nga Rajoni i Kurskut" dhe se Rusia "po merr atë që meriton".

Është e paqartë nëse ofensiva është aq e gjerë sa për të çuar në ndonjë ndryshim të rëndësishëm në vijën e frontit.

Forcat e Kievit thuhet se po vuajnë nga mungesa e personelit ushtarak dhe kanë humbur terren në lindje të Ukrainës muajt e fundit, ndërsa trupat ruse po përparojnë.

Lëvizja vjen pak pasi Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka nisur një tjetër sulm me dron në Ukrainë gjatë natës.

Ushtria ukrainase ka thënë se ka rrëzuar 61 dronë mbi rajonet e Kievit, Poltava, Sumy, Kharkiv, Chernihiv, Cherkasy, Dnipropetrovsk, Zhytomyr dhe Khmelnytskyy.