Botë

Ukraina mohon se do të ketë bisedime me SHBA-në dhe Rusinë

Trump - Zelensky

Foto arkiv: EPA

Ukraina ka njoftuar se nuk ka plane për negociata me përfaqësuesit rus në Konferencës e Sigurisë në Munih, në të cilën Rusia nuk ka marrë pjesë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, raporton “DW”. 

Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se pritet të ketë një takim trepalësh në mes zyrtarëve të SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Konferenca e Sigurisë në Munih mbledhë liderët e ushtrive dhe të industrisë së mbrojtjes për të diskutuar sigurinë globale. 

Me kthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe me zgjedhjet gjermane afër, konferenca e këtij viti, fokusohet në qeverisjen globale, lidhjet trans-Atlantike dhe vendin e Evropës në botë. 

Lufta që po ndodhë në Ukrainë është pjesë kryesore e agjendës, me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy si pjesëmarrës.