Ukraina ka marrë një grant prej 1.35 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara dhe do t’i fokusojë fondet drejt programeve humanitare dhe sociale, ka thënë kryeministri ukrainas Denys Shmyhal të mërkurën.
“Është investim jetik në qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe sigurinë globale”, ka shkruar Shmyhali në një postim në platformën X.
Sipas Ministrisë së Financave, mbështetja buxhetore nga aleatët perëndimorë të Ukrainës ka arritur vlerën 28.2 miliardë dollarë deri më tani këtë vit, raporton Reuters.