Botë

Ukraina lëshon rreth 30 dronë mbi Rusinë pas një sulmi vdekjeprurës në Kharkiv

Lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë

Foto: Associated Press

Autoritetet ruse kanë thënë se më shumë se 30 dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonet perëndimore të vendit gjatë natës të së dielës, vetëm disa orë pasi një sulm rus me bombë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, vrau tre persona dhe lëndoi dhjetë të tjerë.

Një nga katër bombat ajrore goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe të shtunën pasdite, thanë zyrtarët.

Guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov ka thënë se 41 persona janë ende duke u trajtuar për lëndime.

Në një video fjalim pas sulmit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje partnerëve të Ukrainës që të forcojnë mbrojtjen e saj ajrore.

“Sistemet moderne të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, të tilla si Patriotët, trajnimi i përshpejtuar i pilotëve tanë për F-16 dhe më e rëndësishmja, rreze e mjaftueshme për armët tona, janë vërtet të nevojshme”, ka thënë Zelensky.

Ndërkohë, dy persona mbetën të lënduar kur dy raketa ruse u rrëzuan mbi rajonin e Kievit gjatë natës ka thënë komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk.

Në Rusi, forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan 33 dronë ukrainas mbi rajonet perëndimore të vendit Bryansk, Smolensk, Lipetsk dhe Tula, sipas ministria ruse të Mbrojtjes. Nuk raportohet për viktima apo dëme.