Botë

Ukraina konsideron se Rusia po kryen sulm psikologjik duke kërcënuar me sulme

ukraina

Qeveria ukrainase po akuzon Rusinë për përhapjen e mesazheve të rreme për mundësinë e një sulmi të madh në Kiev dhe qytete të tjera të mërkurën.

“Rusia po kryen një sulm masiv informativ dhe psikologjik kundër Ukrainës”, ka thënë agjencia e inteligjencës ushtarake të vendit në një postim në Telegram, raporton BBC.

Agjencia, e cila është pjesë e ministrisë së Mbrojtjes, ka shtuar se mesazhet për "kërcënim me sulm masiv me raketa-bombë në qytetet e Ukrainës po përhapen në rrjetet sociale”.

"Ne ju bëjmë thirrje që t'i besoni informacionit vetëm nga burimet zyrtare”, ka thënë agjencia, duke shtuar se Rusia po përdor "masa frikësimi dhe presioni psikologjik mbi shoqërinë".

SHBA-ja dhe më pas edhe një pjesë e shteteve të Evropës kanë mbyllur ambasadat e tyre në Kiev.

The Guardian ka raportuar të mërkurën se ky vendim u ndërmor pasi ekziston një informacion për sulm potencial të Rusisë në ambasadat e Perëndimit në kryeqytetin ukrainas.

LEXO EDHE: