Botë

Ukraina do ftesën për NATO para largimit të Bidenit nga Shtëpia e Bardhë

Volodymyr Zelenksy

Ukraina po kërkon ftesë për anëtarësim në NATO, para largimit të Joe Bidenit nga posti i presidentit të SHBA-së, duke argumentuar se do të ishte trashëgimi e duhur e dhënë nga presidenti amerikan, ka thënë një diplomat i lartë ukrainas.

“Ideja jonë është se dhënia e ftesës për Ukrainën në këtë moment do të jepte sinjal politik”, ka thënë Nataliia Galibarenko, ambasadore e Kievit në NATO, për Reuters.

“Ne besojmë me të vërtetë se mund të jetë pjesë e trashëgimisë së administratës së tanishme amerikane”, ka thënë ajo.

Muajin e ardhshëm, zgjedhjet presidenciale amerikane mund të krijojnë pasiguri të thellë për Ukrainën, meqë Washingtoni ka qenë furnizuesi më i madh i armëve për Kievin në luftën kundër pushtimit të Rusisë.

Teksa zëvendëspresidentja demokrate, Kamala Harris ka sinjalizuar për vazhdim të mbështetjes së Ukrainës, ajo nuk ka shprehur atë nivel të mbështetjes. Ish-presidenti republikan, Donald Trump nuk e ka bërë të qartë se si do ta përballojë situatën e luftës.

Të qenit në NATO do e bënte Ukrainën pjesë të paktit të përbashkët të mbrojtjes së aleancës ushtarake, e cila thotë se nëse sulmohet një anëtar, ky sulm konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve, edhe pse procesi i anëtarësimit mund të marrë vite të tëra për t’u përshtatur me standardet e NATO-s.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka bërë të qartë gjatë javëve të fundit, se e sheh ftesën e NATO-s si pjesë e “planit të tij të fitores”.

Në një intervistë, Galibarenko ka argumentuar se ftesa do ta largonte pas mosmarrëveshjen mes Kievit dhe Moskës.

Moska e ka përmendur anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO për ta justifikuar luftën, ndërsa Ukraina ka këmbëngulur se duhet t’i bashkohet aleancës për t’u mbrojtur kundër çdo agresioni të ardhshëm rus.

“Nëse themi se ftesa është këtu, për Federatën Ruse do të jetë si vendim përfundimtar – dhe kaq është e gjitha, nuk mund ta përdorni këtë temë më për t’i zgjeruar interesat më”, ka thënë Galibarenko në intervistë.

NATO ka deklaruar se Ukraina do t’i bashkohet aleancës dhe se rruga drejt anëtarësimit në aleancë është e pakthyeshme. Por ka thënë se Kievi nuk mund të bashkohet sa është në luftë dhe ka refuzuar të vendosë afat për anëtarësimin.

Shumica e anëtareve të NATO-s, përfshirë fuqinë më me ndikim, SHBA-në, nuk kanë shprehur gatishmëri për t’ia dhënë ftesën Ukrainës në këtë fazë.

Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti, tha javën e kaluar se nuk ka pasur asnjë ndryshim në pozicionin e Washingtonit.

Galibarenko ka thënë se Kievi nuk po nxit për nisje të menjëhershme të bisedimeve për anëtarësim, por se ftesa zyrtare tani do të dërgonte mesazh të fuqishëm.

“Sa më shpejt, aq më mirë”, ka thënë ajo, e pyetur se kur do të dëshironte që Ukrainës t’i lëshohej