Botë

Udhëheqësit e BE-së duan të rrisin konkurrencën për të mbyllur hendekun me SHBA-në dhe Kinën

Charles Michel dhe Olaf Scholz

Charles Michel dhe Olaf Scholz

Foto: Associated Press

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian debatuan të mërkurën për një "Marrëveshje të Konkurrueshmërisë Evropiane" që synon të ndihmojë bllokun 27-vendesh të mbyllë hendekun me rivalët kinezë dhe amerikanë, mes frikës se industritë e rajonit përndryshe do të lihen përgjithmonë pas.

Në një peizazh të paqëndrueshëm gjeopolitik të ripërcaktuar nga lufta e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës dhe rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme që krijon sfida të reja ekonomike, udhëheqësit e BE-së besojnë se ka një nevojë urgjente për veprim.

Kina, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë tri ekonomitë më të mëdha në botë, mirëpo pjesa e BE-së është zvogëluar gjatë 30 viteve të fundit.

“Përballë një realiteti të ri gjeopolitik dhe sfidave gjithnjë e më komplekse, Bashkimi Evropian është i përkushtuar të forcojë sovranitetin e tij strategjik dhe të veprojë me vendosmëri për të siguruar konkurrencën e tij afatgjatë, prosperitetin dhe udhëheqjen në skenën globale”, është deklarata me të cilën pritet që liderët të bijnë dakord në samitin e tyre në Bruksel, sipas një drafti të konkluzioneve të parë nga Associated Press.

Ndërsa Bruto Produkti Vendor (BPB) për frymë në SHBA është rritur me pothuajse 60% nga viti 1993 në 2022, në Evropë rritja ishte më pak se 30%.

Rregullat e BE-së kufizojnë ndihmën e qeverive anëtare për kompanitë për të shmangur shtrembërimin e konkurrencës së biznesit në zonën e tregtisë së lirë të unionit prej 27 anëtarësh.