Zjarrfikësit kanë nisur operacion të madh për ta shuar zjarrin e madh që ka shpërthyer në një fabrikë kimike në Berlin të premten paradite. As pas shtatë orësh, zjarri nuk është vënë nën kontroll, raporton “Berlin-Zeitung”.
Zjarri ka rënë në fabrikën “Diehl Metal”, që është aktiv, ndër të tjera, në industrinë e armëve.
220 zjarrfikës janë në detyrë, ndërsa janë përfshirë edhe 130 shërbime emergjente.
Qytetarëve në një perimetër të caktuar u është bërë thirrje të mbyllen brenda, t’i mbyllin dritaret dhe ta fikin kondicionerin pasi tymi mund të zhvillojë cianidin vdekjeprurës të hidrogjenit.
Ka pasur shpërthime herë pas here nga fabrika, në të cilën ka acid sulfurik e cianid bakri. I gjithë personeli ka mundur të largohet me kohë.
Rreth orës 18:00, një zjarrfikës ka thënë se niveli i tymit nga zjarri ka filluar të bie.
Zjarri ka rënë në katin e parë të fabrikës për përpunimin e metaleve rreth orës 10:30.
Nga zjarri u prek edhe kompania simotër e koncernit “Diehl Defense”, prodhues i raketave për mbrojtje ajrore IRIS-T e cila është në shërbim të Ukrainës.
VIDEO:
Brand in Berlin. Angeblich ist das Unternehmen Diehl betroffen, das unter anderem sich an der Produktion von Rüstung beteiligt. Russische Medien haben den Brand bereits aufgegriffen. Video: Feuerwehrkreise. Mehr Info unter https://t.co/HShYV4r2TB pic.twitter.com/iPZAfsEbiu
— Tomasz Kurianowicz (@tomasz_kurian) May 3, 2024
🇩🇪 In Berlin, there is a fire at the defense-industrial company Diehl.
— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) May 3, 2024
Toxic smoke from the fire at the plant has covered part of Berlin.
Residents are asked to close doors and windows and turn off air conditioners.
Diehl, among other things, produces the Iris-T air defense… pic.twitter.com/pTPiWjlj5G