Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka mirëpritur kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, në Varshavë të enjten, me të cilin kanë zhvilluar bisedime.
Qeveritë polake dhe ukrainase po përpiqen t’i japin fund një ngërçi mbi tregtinë.
Në Varshavë ka pasur protesta të fermerëve kundër importit të ushqimit nga vendi i shkatërruar nga lufta dhe ndaj politikave bujqësore të Bashkimit Evropian.
Protestuesit po kërkojnë ndalimin e importeve të grurit dhe produkteve të tjera ukrainase dhe po pretendojnë se prodhimet me cilësi më të dobët të Ukrainës po e dëmtojnë furnizimin me ushqime vendore dhe po rrezikojnë sektorin e rëndësishëm bujqësor.
Fermerët janë të zemëruar me BE-në për shkak të heqjes së tarifave për importet e produkteve ukrainase.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ka thënë se po bëhet përparim në bllokimin e rrugëve të eksportit të grurit në kufirin polak, gjatë fjalimit të tij në konferencën e përbashkët të shtypit me kryeministrin polak Donald Tusk.
“Jo vetëm që po bëhet përparim në heqjen e bllokadës, por edhe në zgjidhjen e të gjitha çështjeve kritike që çojnë në bllokada të tilla”, është shprehur kryeministri Shmyhal.