Botë

Turqia do të bashkohet me fqinjët për të luftuar grupin e Shtetit Islamik në Siri

Hakan Fidan

Foto: Associated Press

Turqia, Siria, Iraku dhe Jordania do të bashkohen për të luftuar mbetjet e grupit të Shtetit Islamik, për të lejuar Shtetet e Bashkuara që të ndërpresin lidhjet me militantët kurdë në Siri, ka thënë të dielën ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Marrëdhënia dhjetëvjeçare e Uashingtonit me forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri kundërshtohet nga Turqia. Ankaraja thotë se Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, ose YPG, janë të lidhura me një grup të listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Fidan ka thënë se qeveria e re siriane kishte treguar se do të marrë përgjegjësinë për të burgosurit e IS-it.

Turqia kërkon që presidenti amerikan Donald Trump të tërhiqet nga mbështetja e luftëtarëve kurdë, të cilët Ankaraja i konsideron si terroristë për shkak të lidhjeve të tyre me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, e cila ka zhvilluar luftë kundër Turqisë që nga viti 1984.