Botë

Turbulenca në fluturimin Doha – Dublin, të paktën 12 të lënduar

Qatar Airways aeroplani

Foto: Getty

12 persona janë lënduar si pasojë e turbulencave në fluturimin nga Doha për në Dublin, raporton “BBC”. 
Aeroplani “Boeing 787-9” hasi në turbulenca derisa po kalonte në Turqi, ka thënë operatori i Aeroportit të Dublin, DAA. 

Me të bërë ulje pak para orës 13:00 me kohë lokale, aeroplani i Qatar Airways u prit nga shërbimet e emergjencës. 

Gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u lënduan. 

“Ekipi i Aeroportit të Dublinit vazhdon të ofrojë ndihmë të plotë në terren për pasagjerët dhe stafin”, ka thënë zëdhënësi i DAA. 

Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi një britanik 73-vjeçar vdiq në një aeroplan si pasojë e turbulencave.

Aeroplani ishte nisur nga Londra dhe destinacion kishte Singaporin. Ishte raportuar për mbi 100 të lënduar, 20 prej të cilëve përfunduan në kujdes intensiv me lëndime të shtyllës kurrizore.