Plehrat e bartura përmes një tullumbaceje të lëshuar nga Koreja e Veriut kanë rënë në kompleksin presidencial në Seulin qendror të enjten, në një rast të dytë, duke ngritur shqetësime rreth cenueshmërisë së Koresë së Jugut.
Incidenti vjen pasi Koretë rivale shtuan kërcënimet dhe retorikën kundër njëra-tjetrës, pas pretendimeve të Koresë së Veriut se Koreja e Jugut lëshoi dronë mbi kryeqytetin e saj Phenian, për të shpërndarë fletëpalosje propagandistike këtë muaj, raporton AP.
Asnjë send i rrezikshëm nuk u gjet në mbeturinat që u hodhën në tokë kur një nga balonat e Koresë së Veriut shpërtheu mbi kompleksin presidencial të Koresë së Jugut të enjten në mëngjes, ka thënë në një deklaratë shërbimi i sigurisë presidenciale të Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut ka dërguar në Korenë e Jugut mijëra tullumbace që mbanin thasë me mbeturina si: mbeturina plastike dhe prej letre në Korenë e Jugut, që nga fundi i majit, në një rifillim të një fushate psikologjike të stilit të Luftës së Ftohtë.
Plehrat që ranë në kompleksin presidencial të Koresë së Jugut në korrik nuk përmbanin gjithashtu materiale të rrezikshme.
Nuk dihet ende nëse presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ishte në kompleks gjatë incidentit të fundit.