Një nga katër trupat e kthyer nga Hamasi tek Izraeli të enjten nuk është i Shiri Bibas, ka thënë ushtria e Izraelit, duke e quajtur këtë “shkelje të rëndë” të marrëveshjes së armëpushimit.
Ushtria izraelite konfirmoi se dy trupat tjerë ishin të fëmijëve të Bibas, Ariel dhe Kfir. Por, ka shtuar se gjatë procesit të identifikimit ka gjetur se trupi tjetër nuk ishte i Shiri Bibas.
“I kërkojmë Hamasit që ta kthejë Shirin në shtëpi bashkë me të gjitha pengjet”, u tha nga ushtria.
Bibas dhe fëmijët e saj – të cilët Hamasi ka thënë se ishin vrarë në një sulm izraelit në ditët e para të luftës – u bënë simbol të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, raportoi Guardian.
Trupi i katërt i kthyer u konfirmua se ishte një 85-vjeçar.
Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar Hamasin pas njoftimit nga Izraeli për trupin e Bibas. Emisari Adam Boehler ka thënë se është “e tmerrshme” dhe “shkelje e qartë” e armëpushimit.
“Nëse do të isha si ata, do t’i liroja të gjithë ose ata do të përballen me asgjësim total”, ka thënë Boehler, që shërben si i dërguar amerikan për pengjet.
Hamas: Trupi i një pengu është përzier me mbetje tjera njerëzish pas bombardimeve izraelite
Grupi palestinez, Hamas, ka deklaruar të premten se trupi i një pengu izraelit, nëna e dy pengjeve të tjera po ashtu të vdekur, Shiri Bibas, është përzier me mbetje të tjera njerëzore pas bombardimit që i ka bërë ushtria izraelite vendit ku po qëndronte ajo, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Më herët, Izraeli ka akuzuar Hamasi se nuk i është përmbajtur marrëveshjes për lirimin e pengjeve, që përfshinte dorëzimin e 4 trupave të pengjeve të vdekur, duke akuzuar Hamasin se njëri prej trupave nuk ishte ajo që Hamasi kishte kidnapuar gjatë sulmit të 7 tetorit të 2023-tës.
Ushtria izraelite konfirmoi se dy trupat tjerë ishin të fëmijëve të Bibas, Ariel dhe Kfir. Por, ka shtuar se gjatë procesit të identifikimit ka gjetur se trupi tjetër nuk ishte i Shiri Bibas.