Forcat ruse kanë shkatërruar logjistikën e trupave ukrainase në rajonin e Kurskut në Rusi të premten, dhe ushtarët ukrainas po përballen me kërcënimin e rrethimit, një ushtar ukrainas dhe një personel shëndetësor nga rajoni në kushte anonimiteti kanë njoftuar për “Kyiv Independent”.
Konfirmimi erdhi pasi disa media kanë raportuar se forcat ruse kanë depërtuar në jug të qytezës Sudzha në rajonin e Kurskut të pushtuar nga ukrainasit. Grupi ukrainas i monitorimit të fushëbetejës, DeepState ka konfirmuar qarje të thellë në pozicionet ukrainase drejt kufirit ukrainas në rajonin e Oblastit.
Një ushtar ukrainas që po luftonte në rajonin e Kurskut ka përshkruar situatën në rajonin rus si “kritik”, duke paralajmëruar se trupat ukrainase në rajon përballen me kërcënimin e rrethimit. Ai shtoi se ushtarët ukrainas të vendosur në atë rajon do të donin të tërhiqeshin.
Sipas burimeve, të gjitha urat në afërsi të Sudzhas janë shkatërruar, dhe trupat ukrainase janë të shkëputur nga furnizimi me municion dhe karburante.
Personeli mjekësor i stacionuar në rajonin e Kurskut ka deklaruar se ofensiva ruse ka ndodhur katër ditë më përpara, dhe trupat ruse kontrollojnë të gjitha rrugët.
Zyrtari i forcave ukrainase në Kursk, ka refuzuar të komentojë rreth situatës atje.
Trupat ruse pothuajse kanë arritur kufirin ukrainas nga pozicionet në jug të Sudzhas, sipas medias ruse Agentstvo.
“Betejat e vështira po vazhdojnë në zonën kufitare në rajonin e Sumyit, njësitë sulmuese ruse janë duke tentuar të thyejnë dhe të përparojnë drejt autostradës nga Yunakivka (në rajonin Sumy) për në Sudzha në rajonin e Kurskut”, ka deklaruar Andrii Kovalenko, drejtor i Qendrës për Luftimin e Dezinformatave në Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ukrainës.
“Forcat Mbrojtëse (ukrainase) janë duke luftuar dhe duke pësuar humbje të mëdha nga trupat ruse”, ka deklaruar Kovalenko.
Ukraina kishte ndërmarrë ofensivë të befasishme në rajonin rus të Kurskut në gusht të vitit 2024. Pati pushtuar gati 1 mijë kilometra katrorë.