Botë

Trupat ruse hyjnë në bazën që mban trupat amerikane në Niger

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Personeli ushtarak i Rusisë ka hyrë në një bazë ajrore në Nigeri që mban trupat amerikane, ka bërë të ditur për Reuters një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Lëvizja vjen pas vendimit të juntës së Nigerit për dëbuar forcat amerikane.

Zyrtarët ushtarakë që udhëheqin kombin në Afrikën Perëndimore i kanë thënë SHBA-së të tërheqë rreth 1,000 personel ushtarak që ka në këtë shtet, i cili deri në një puq të vitit të kaluar, ka qenë një partner kyç për luftën e Washingtonit kundër kryengritësve të cilët kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë detyruar zhvendosjen e miliona të tjerëve.

Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti ka thënë se forcat ruse nuk janë përzier me trupat amerikane, mirëpo po përdorin një hapësirë të ndarë në bazën ajrore 101, e cila është ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar Diori Hamani në Niamey, kryeqyteti i Nigerit.

Lëvizja nga ushtria e Rusisë, për të cilën Reuters ka raportuar për herë të parë, i vë trupat ruse dhe ato amerikane në afërsi të madhe, në një kohë kur rivaliteti ushtarak dhe diplomatik i dy kombeve po rritet për shkak të konfliktit në Ukrainë.

I pyetur nga Reuters, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka hedhur poshtë çfarëdo rreziku për trupat amerikane apo për mundësinë që trupat ruse mund të t’i afrohen harduerit amerikan ushtarak.

“Rusët janë në një kompleks të ndarë dhe nuk kanë qasje te forcat amerikane apo në pajisjet tona”, ka thënë Austin gjatë një konference për media në Honolulu të Havait.

LEXO EDHE: