Botë

Trupat e Koresë së Veriut në Ukrainë nënkuptojnë përshkallëzim të konfliktit, thotë Lukashenko

Aleksander Lukashenko dhe Vladimir Putin

Aleksander Lukashenko dhe Vladimir Putin

Foto: Associated Press

Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se përfshirja e trupave të Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë, do të nënkuptonte përshkallëzim të konfliktit.

Në një intervistë për BBC-në, në kuadër të samitit të BRICS-it që po mbahet në Kazan të Rusisë, Lukashenko ka thënë se trupat e NATO-s do të mund të dislokoheshin në Ukrainë, në përgjigje të hyrjes së trupave të një vendi tjetër atje.

“Do të ishte një hap drejt përshkallëzimit të konfliktit nëse forcat e armatosura të ndonjë vendi, qoftë edhe Bjellorusisë, do të ishin në vijën e kontaktit. Edhe sikur të përfshiheshim në luftë, kjo do të ishte një rrugë drejt përshkallëzimit. Pse? Sepse ju, anglo-saksonët, do të thoni menjëherë se një vend tjetër është përfshirë nga njëra anë, kështu që trupat e NATO-s do të dislokoheshin në Ukrainë”, është shprehur Lukashenko.

Ai ka shtuar se duke njohur karakterin e presidentit rus, Vladimir Putin, ai kurrë nuk do të përpiqej të bindte një vend tjetër që të përfshijë ushtrinë e tij në operacionin special të Rusisë në Ukrainë.

Sipas tij, Putini asnjëherë nuk e ka kërkuar përfshirjen e trupave bjelloruse në luftë.

LEXO EDHE: