Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të shtunën ka urdhëruar fillimin e sulmeve ajrore kundër grupit militant Houthi në Jemen, pasi sulmuan anijet transportuese të mallrave në Detin e Kuq.
“Ferri do të bjerë mbi ju”, u ka thënë Trumpi militantëve të Houthit, nëse ata nuk ndalin sulmet, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Trumpi po ashtu ka paralajmëruar edhe Iranin, mbështetësin kryesor të grupit, se duhet të ndalojë menjëherë mbështetjen për grupi. Ai ka thënë se nëse Irani kërcënon SHBA-në, “Amerika do ta mbajë përgjegjës plotësisht”.
Houthit kanë kryer më shumë se 100 sulme ndaj anijeve transportuese që nga nëntori i 2023-tës, sipas tyre në solidaritet me palestinezët mbi luftën e Izraelit me Hamasin në Rripin e Gazës.